back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeSHBA i ndan Kosovës edhe 32 milion dollarë, totali i granteve arrin...

SHBA i ndan Kosovës edhe 32 milion dollarë, totali i granteve arrin mbi 73 milion

Të ngjajshme

Xabi Alonso thyen një traditë të Carlo Ancelottit në ndeshjen e parë të La Ligas

Xabi Alonso bëri një ndryshim në rutinën para-ndeshjes së...

Aktgjykimi i Kushtetueses, analistët: Kërkohet kompromis politik

Melazim Koci, politikolog, Flamur Hyseni, profesor universitar, Fatime Hajdari...

Një penallti, një gol, fitore e parë për Realin në La Liga

Real Madridi ka shënuar fitorën e parë në ndeshjen...

Gazetarja e CNN: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar...

Tragjedi në Afganistan, aksidentohet autobusi, të paktën 71 viktima

Tragjike në Afganistan. Të paktën 71 persona kanë humbur...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, me një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje me agjencinë amerikane për zhvillim USAID, marrëveshje nga e cila Kosova përfiton mbi 30 milionë dollarë, shkruan Gazeta Metro.

Ajo ka njoftuar se shteti Kosovës ka pranuar 32 milionë dollar prej popullit amerikan.

“Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Osmani.

Ajo këtë marrëveshje e ka nënshkruar me drejtoreshën e këtij mekanizmi në Kosovë, krejt kjo është bërë më prezencën fizike të ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier.

“Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollar”, ka njoftuar ajo.

Ajo ka thënë se mbështetje të tilla, janë treguesit më të mirë se qeveria amerikane ndihmon Kosovën dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.

“Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse”, ka shkruar Osmani./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz