Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte luan ndaj kombëtares së Zvicrës me fillim nga ora 18:00 në Letzigrund të Zurichut.Kosova dhe Zvicra takohen në ballafaqimin miqësor sonte me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Interesimi për këtë sfidë është mjaft i madh si nga ana e kosovarëve, ashtu edhe nga vendi mikpritës, që në këtë rast është Zvicra.
Sipas mediumit “Blick”, të gjitha biletat që ishin në dispozicion për këtë duel janë shitur.Stadiumi “Letzigrund” në Zurich ka një kapacitet prej 20 mijë ulësesh, andaj pritet që atmosfera të jetë elektrizuese.
Vlen të theksohet se interesim të madh për këtë duel kanë shprehur edhe mijëra shqiptarë që jetojnë në Zvicër, andaj pritet të ketë shumë prej tyre edhe në stadium, ku do ta mbështesin kombëtaren e Kosovës në këtë duel miqësor.