BallinaLajmeHaxhiu niset drejt Hagës, Thaçi e Veseli nuk pranojnë ta takojnë

Haxhiu niset drejt Hagës, Thaçi e Veseli nuk pranojnë ta takojnë

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit, është nisur sot drejt Hagës ku do të takojë disa prej ish-krerëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim.

Para nisjes në Aeroportin e Prishtinës, siç raporton RTV Dukagjini, ministrja Haxhiu ka treguar se nuk do të ketë takim me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Ajo ka thënë se Thaçi e Veseli nuk kanë pranuar që të takohen.

“Do ta takojmë Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin dhe Pjetër Shalën. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk na kanë pranuar, kurse gjykata nuk na e ka mundësuar takimin me Salih Mustafën”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se për shkak të privatësisë nuk mund të ofrojnë informacione në lidhje me kërkesat e vizitorëve.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të ofrojmë informacion në lidhje me kërkesat specifike të vizitorëve ose vizitat në detaje”, tha ajo. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz