BallinaLajmeSqaron Drejtoria e Arsimit në Skenderaj: Kontrata e mësueses Fahrije Ibrahimi ka...

Sqaron Drejtoria e Arsimit në Skenderaj: Kontrata e mësueses Fahrije Ibrahimi ka skaduar, ajo zëvendësoi drejtorin e shkollës deri në përfundim të mandatit

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Ka reaguar Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, në lidhje me kontraten e punës së mësueses Fahrije Ibrahimi, ku ditëve të fundit u bë lajm. Drejtori i DKA s, Kastriot Duraku tha se: Me qëllim të informimit të drejtë, për shkak të raportimeve të pavërteta për rastin e mësimdhënëses Fahrije Ibrahimi, si Drejtor i Arsimit në Komunën e Skenderajt, dëshiroj ta njoftoj opinion publik se mësimdhënësja, Fahrije Ibrahimi, është punësuar me konkurs për kohë të caktuar, në pozitën e mësueses së klasës, duke zëvendësuar vendin e punës së mësuesit Abedin Abazit, pas zgjedhjes së këtij të fundit në pozitën e drejtorit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Migjeni” në Klladernicë.

Pas skadimit të mandatit në pozitën e drejtorit të shkollës, z. Abedin Abazi parashtron kërkesë me datën 07 shkurt 2022, për t’u rikthyer në vendin e tij të punës si mësues klase. Drejtoria e Arsimit, bazuar në nenin 13 (Ruajtja e vendit të punës) të Udhëzimit Administrativ të MASHTI nr. 151/2020, e aprovon kërkesën e tij dhe e kthen në vendin e mëparshëm të punës. Kjo nënkupton automatikisht përfundimin e kontratës së përkohshme si mësuese klase për zonjën Fahrije Ibrahimi, pasi që është obligim ligjor që drejtorët dhe zëvendësdrejtorët që përfundojnë mandatin të rikthehen në pozitat tyre të mëparshme.

Në konkursin publik për drejtorë dhe zv.drejtorë, të shpallur nga DKA – Skenderaj, komisioni ka përzgjedhur për drejtor shkolle, kandidatin Abedin Abazi, i cili i ka plotësuar kriteret e konkursit në fjalë. Konkursi ka qenë publik dhe të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit.

Si drejtor i arsimit në Skenderaj, do të jem përkrah çdo mësimdhënësi, duke mbrojtur të drejtat e tyre bazuar në dispozitat ligjore të cilat jemi të obliguar t’i zbatojmë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz