back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaBotë“Konflikti nuk është në interesin e askujt”, i thotë Xi Bidenit

“Konflikti nuk është në interesin e askujt”, i thotë Xi Bidenit

Të ngjajshme

Trump thotë se kanë nisur përgatitjet për takim mes Zelenskyt dhe Putinit

Presidenti Donald Trump tha të hënën se ka filluar...

Matoshi për Kurtin: Nuk di të interpretoj ligje, ka lexuar libra mbrapsht

Gjykata Kushtetuese dje publikoi vendimin në të cilën përflitet...

Përfundon takimi midis Trump dhe udhëheqësve evropianë, a dha ndonjë rezultat?

Përfundoi takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe...

Transportuesit protestojnë para Komunës së Prishtinës

Protestë do të mbahet sot para objektit të Komunës...

Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt, i tha presidenti kinez Xi Jinping homologut të tij amerikan Joe Biden në një bisedë virtuale të premten, sipas mediave shtetërore kineze.

“Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Xi, siç raporton CCTV.

“Kriza në Ukrainë është diçka që ne nuk duam ta shohim”, tha Xi.

Biseda mes tyre vjen disa ditë pasi SHBA kishte sugjeruar se Kina ka shprehur njëfarë interesimi për t’i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare në luftën e saj kundër Ukrainës.

Megjithatë, s’dihet nëse Kina synon t’ia ofrojë Rusisë këtë ndihmë, thanë për CNN zyrtarë nga inteligjenca amerikane në fillim të kësaj jave.

Derisa dje ambasadori kinez në Ukrainë iu ka thënë zyrtarëve atje se Kina është një vend mik për popullin ukrainas dhe se kurrë nuk do ta sulmonte atë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz