BallinaSportPolicia konfirmon arrestimin e Agim Ademit, jep detaje

Policia konfirmon arrestimin e Agim Ademit, jep detaje

Të ngjajshme

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e rastit

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, me autorizim...

Dje është arrestuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka dhënë detaje për arrestimin e tij.

Ahmeti konfirmon se arsyeja e arrestimit ka të bëjë për një sulm që ka ndodhur në zyrat e FFK-së, ndaj zyrtarit Artan Govori.

Ademi është dërguar në mbajtje.

“Me datën 16.03.2022 rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese.

Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, njofton Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz