BallinaLajmeNga Departamenti Amerikan i Shtetit, e thërrasin Kurtin në telefon: Serbëve duhet...

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e thërrasin Kurtin në telefon: Serbëve duhet t’u lejohet mbajtja e zgjedhjeve me 3 prill

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në një bisedë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se serbëve duhet t’u lejohet mbajtja e zgjedhjeve me 3 prill në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Në një postim në Twitter, Chollet, ka përmendur rëndësinë që qytetareve serbë t’u bëhet e mundur që të votojnë për zgjedhjet e 3 prillit.

“Pata një bisedë të mirë me Kurtin sot. E falënderova atë për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës dhe theksova rëndësinë që qytetarët me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Më 19 shkurt, institucionet e Kosovës nuk e kanë lejuar mbajtjen e referendumit serb për disa ndryshime kushtetuese, sipas kërkesës së Beogradit.

Qeveria e Kosovës ka thënë për këtë se ata mund të votojnë me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz