back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaBotëShërbimi sekret i Ukrainës: Si po e përgatit Rusia planin që ta...

Shërbimi sekret i Ukrainës: Si po e përgatit Rusia planin që ta lë pa bukë Ukrainën dhe botën

Të ngjajshme

“Farë e flliqtë”/ Fjolla Morina shpërthen keq ndaj banorëve të BBVK-së

Fjolla Morina ka shpërthyer ndaj disa banorëve të cilët...

Kur është koha më e mirë të shkoni në palestër

Përgjithësisht kemi dëgjuar se orari më i mirë për...

Përparim Rama nesër do ta nderojë Dafina Zeqirin me një mirënjohje të çmuar

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të presë nesër...

Zjarre, vërshime, aksidente: AME-ja me mijëra intervenime gjatë vitit 2025

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka shënuar një vit...
- Advertisement -

Departamenti i Inteligjencës së Mbrojtjes ukrainase ka alarmuar se forcat ruse kanë nisur luftë sistematike në dëmtimin e makinerisë agrikulturale në Ukrainë. Me këto veprime, thonë autoritetet ukrainase, Rusia planifikon ta lë pa bukë Ukrainën, dhe jo vetëm atë.

- Advertisement -

Institucionet e sigurisë së Ukrainës kanë dalë me një njoftim, ku flasin për planin rus, që të dëmtohet agrikultura e shtetit të tyre.

“Okupuesit qëllimshëm po i dëmtojnë makinerinë agrikulturore të Ukrainës. Raste të veprimeve të tilla sistematike janë regjistruar në Brovarsky, në rajonin e Kyivit”, thonë nga Inteligjenca e Mbrojtjes ukrainase në Twitter.

Sipas njoftimit, veprimet e tanishme të forcave ruse mbi agrikulturën ukrainase, kanë për qëllim dëmtimin dhe rrezikimin e të mbjellurave të periudhës së pranverës.

Kjo, thonë autoritetet ukrainase, po bëhet me qëllim që të shkaktohet krizë humanitare, në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Mirëpo, këto përpjekje të Rusisë, sipas Inteligjencës ukrainase, nuk kanë për qëllim dëmtimin vetëm të shtetit të tyre.

“Shteti ynë është një nga furnizuesit kryesorë nga shumë fusha të agrikulturës në tregun e Evropës dhe të Kinës”, thuhet në njoftimin, të cilin e ka shpërndarë Mbrojtja e Ukrainës.

“Okupuesit po vazhdojnë praktikën për të sulmuar civilët. Kjo është shkelje flagrante e parimeve themelore të ligjeve ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz