back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeUshtarët e UÇK-së në Koshare vizitojnë Skënderajin, mirëpriten nga Sami Lushtaku

Ushtarët e UÇK-së në Koshare vizitojnë Skënderajin, mirëpriten nga Sami Lushtaku

Të ngjajshme

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Sot në Skënderaj është mirëpritur Gjenerali Rrustem Berisha.

Kështu ka njoftuar Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook, shkruan Jepi zë.

Lushtaku tregoi se Rrustem Berisha kishte shkuar në Skënderaj me qëllim që t’i bashkonte e t’i nderonte familjet e dëshmorëve nga rajoni i Drenicës.

Në shenjë nderimi gjenerali Berisha u dhuroi familjeve të dëshmorëve flamurin e Brigadës 138 të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Sot mirëpritëm në Skenderaj bashkëluftëtarin, ish-Komandantin e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Gjeneralin Rrustem Berisha. Rrusta si bashkëluftëtar e si Komandant në Koshare, erdhi në Skenderaj për të bërë bashkë e për të nderuar familjet e dëshmorëve nga rajoni i Drenicës, të rënë në atë betejë të lavdishme të luftës sonë çlirimtare.

Në shenjë nderimi e mirënjohje për familjet e dëshmorëve të luftës, të rënë në Koshare, Gjeneral Berisha u dhuroi flamurin e brigadës 138 të UÇK-së familjeve të dëshmorëve.

Lavdi përjetë të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!/SL

Të Fundit

Sport

ShowBiz