back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeQumështorja ‘Drena’ vendos të mos i ngrisë çmimet e produkteve të saj

Qumështorja ‘Drena’ vendos të mos i ngrisë çmimet e produkteve të saj

Të ngjajshme

Terras: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha...

Konfirmohet dueli i madh i boksit

Mike Tyson ka konfirmuar se ndeshja e shumëpërfolur miqësore...

“Jemi gëzuar shumë”, djali i Isni Kilajt pas lirimit të babait

Familja e Isni Kilaj  thotë se lirimin e tij...

Ozil premton se do të vije në Kosovë, nëse…

Mesut Ozil ka premtuar se do të vjen në...

Në një kohë abuzive me çmimet e produkteve ushqimore, një qumështore vendore ka vendosur të mos i ngrisë çmimet për konsumatorët kosovarë.

Kompania private e cila prodhon produkte nga qumështi, “Drena”, ka bërë të ditur se pavarësisht ngritjes së çmimeve në vend, do të vazhdojë të operojnë me çmimet e njëjta si më parë.

“Njoftohen të gjithë konsumatorët e Qumështores DRENA që bordi i kompanisë ka vendosur që pavarësisht nga rritja e çmimeve të naftës, landës së parë si dhe qumështin që ne blejmë nga fermerë ku të gjitha keto ndikojnë në ngritjen e kostos së prodhimit ne edhe me tutje të operojmë me po të njëjtat çmime”, thuhet në njoftimin e qumështores.

“Drena” ka premtuar tregtinë e produkteve të saj me çmime të arsyeshme.

“Kundrejt shqetësimeve të shumëta të krijuar kohëve të fundit rreth ngritjes së çmimeve ne do të vazhdojmë që gjithmonë të jemi pranë konsumatorëve me produktet tona të freskëta, natyrale dhe me kosto të arsyeshme”, thuhet në njoftim.

“Sfidat me të cilat po ballafaqohemi çdo herë e më shumë kanë krijuar vështërsi të cilat do të mundohemi t’i kalojmë së bashku – edhe nëse jemi duke operuar nën kostot operacionale. Prandaj, çmimi vazhdon të mbetet i pandryshuar dhe në te njejten kohe ftojmë bashkëpunëtorët tanë dhe sidomos rrjetet e marketeve të mëdha që mos të bëjnë ngritjen e çmimeve të produkteve tona. Me ju dhe prane jush – Drena”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e qumështores Drena.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz