Para pak minutash ka ndodhur një aksident komunikacioni në fshatin Polac të Skenderajt, shkruan Drenica Press.
Sipas informatave të portalit Drenica Press, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës Vushtrri, Skenderaj, Drenas. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina dhe ka persona të lënduar. Në vend të ngjarjes kanë arritur menjëherë Policia e Kosovës dhe ambulanca për të transportuar personat e lënduar./ DRENICA PRESS/