BallinaBotëHakmarrje për luftën: Marinari ukrainas fundosi superjahtin luksoz të bosit të tij...

Hakmarrje për luftën: Marinari ukrainas fundosi superjahtin luksoz të bosit të tij rus, me vlerë 7.7 milionë dollarë

Të ngjajshme

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Një marinar ukrainas fundosi superjahtin luksoz të shefit të tij rus me vlerë 7.7 milionë dollarë, në Spanjë, duke e akuzuar atë se po i shiste armë Vladimir Putinit.

Jahti, i quajtur Zonja Anastasia, është në pronësi të biznesmenit Alexander Mijeev.

Mijeev është pronar i Rostec, një firmë që furnizon me armë shtetin rus.

Detari ukrainas, i identifikuar si Taras Ostapchuk, u përpoq të fundoste varkën prej e shefit të tij në Majorka duke e përmbytur dhomën e motorit të saj, sipas Majorca Daily Bulletin, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Kryeinxhinieri – i cili kishte punuar në anije për më shumë se një dekadë – hapi një valvul në dhomën e motorit dhe një të dytën ku jetonte ekuipazhi përpara se t’u thoshte tre punëtorëve, gjithashtu ukrainas, që të hidheshin nga anija.

Ai mbylli edhe energjinë elektrike dhe mbylli valvulat e karburantit.

Jahtit i ka mbetur njëri motor i shkatërruar.

55-vjeçari ukrainas të dielën u nxor para gjykatës për veprimin e tij, por refuzoi të pendohej. “Nuk pendohem për asgjë që kam bërë dhe do ta bëja përsëri. ”

I arrestuar për fundosjen e pjesshme të jahtit luksoz në Port Adriano, ai pranoi plotësisht faktet e çështjes dhe mori përgjegjësinë totale për atë që kishte ndodhur. Kur Guardia Civil mbërriti në Port Adriano të shtunën, ai u dorëzua dhe u tha oficerëve: “Shefi im është një kriminel që shet armë që vrasin popullin ukrainas”. Alexander Mijeev është CEO i Rosoboronexport, një kompani ruse e armëve ushtarake.

Ai ka punuar si mekanik në Zonjën Anastasia për rreth dhjetë vjet. Ai veproi pasi pa një raport lajmesh në televizion.

Marinari ukrainas i tha gjykatësit: “Unë pashë lajmet për luftën. Kishte një video të një sulmi me helikopter në një ndërtesë në Kiev. Armatimi i përdorur prodhohej nga kompania e pronarit të jahtit. Ata po sulmonin njerëz të pafajshëm”. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz