BallinaBotëKlitschko pas raportimeve se Kievi është i rrethuar: Mos i besoni gënjeshtrave

Klitschko pas raportimeve se Kievi është i rrethuar: Mos i besoni gënjeshtrave

Të ngjajshme

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka demantuar raportimet e BBC dhe mediave të tjera të huaja, se kryeqyteti ukrainas është nën rrethim të plotë, duke thënë që të mos u besohet gënjeshtrave.

“Në mbrëmje, botimet ruse në internet përhapën informacione në lidhje me mua se gjoja Kievi ishte i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve ishte i pamundur”, ka shkruar Klitschko.

“Dhe është e çuditshme që kanalet e telegramit ukrainas filluan ta përhapin atë”, shtoi tutje ai.“Mos i besoni gënjeshtrave! Besoni informacionin vetëm nga burime zyrtare”.

“Dua të theksoj se Rusia vazhdon të luftojë kundër Ukrainës jo vetëm me armë ushtarake, por edhe me informacion. Ata krijojnë faqe false të zyrtarëve të qeverisë, manipulojnë informacione, krijojnë disa legjenda”.

“Së bashku, ne do të qëndrojmë së bashku. Ukraina do të fitojë!”, u shpreh kryetari i Kievit.

“Lavdi ushtrisë sonë, lavdi qytetarëve tanë! Lavdi Ukrainës!”.

BBC dhe mediat e tjera më herët raportuan se Kltischko kishte thënë se i gjithë Kievi është i rrethuar nga ushtria ruse

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz