BallinaLajmeLirohen shtetasit serbë që u kapën në posedim të disa emblemave të...

Lirohen shtetasit serbë që u kapën në posedim të disa emblemave të UÇK-së

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Janë liruar tre shtetasit serbë që mbrëmë u ndaluan nga Policia e Kosovës teksa posedonin disa emblema të UÇK-së.

Kështu ka bërë të ditur prokurori i Prokurorisë Speciale, Haki Geci.

“Pasi janë mbledhur të gjitha dëshmitë, kam dhënë urdhër që të lirohen sepse nuk kemi prova që në këtë moment ta dërgojmë çështjen në gjykatë”, tha ai për KALLXO.com.

Geci ka deklaruar se të dyshuarit kanë thënë se janë koleksionues të emblemave.

“Tek ta janë gjetur 5 emblema të UÇK-së, i kanë blerë në një qendër tregtare, pasi i kanë blerë kanë thënë se janë koleksionues të tyre, tjetër diçka nuk është gjetur”, tha ai.

Tre serbët kanë vendbanim të përhershëm në Serbi dhe u hasën mbrëmë në lagjen “Dragodan” të Prishtinës në një rrugë e cila dërgon te disa qendra tregtare të zonës.

Në veturën e tyre janë gjetur disa emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz