BallinaLajmePas agresionit në Ukrainë, inteligjenca amerikane po vëzhgon nga afër aktivitetin rus...

Pas agresionit në Ukrainë, inteligjenca amerikane po vëzhgon nga afër aktivitetin rus në Ballkan

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe amerikane po i kushtojnë vëmendje të madhe çdo shenje të aktivitetit të mundshëm rus në Ballkanin Perëndimor.

Sipas burimeve të CNN të afërt me inteligjencën, megjithëse deri më tani, ata nuk kanë parë asgjë të pazakontë.

Zyrtarët po vëzhgojnë gjithashtu nga afër përdorimin rus të aseteve të saj ushtarake në Moldavi në fushatën e saj në Ukrainë, ku Rusia mbështet republikën separatiste të Transnistrisë.

Kjo lë të kuptohet për shqetësimet e vazhdueshme perëndimore se ambiciet e presidentit rus Vladimir Putin mund të jenë më të mëdha se Ukraina.

I pyetur të enjten nga CBS nëse ka të dhëna nga inteligjenca që Putin synon të përparojë përtej Ukrainës, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha: “Nuk keni nevojë për inteligjencë për t’ju thënë se kjo është pikërisht ajo që dëshiron Presidenti Putin”.

“Ai e ka bërë të qartë se do të dëshironte të rindërtonte perandorinë sovjetike. Me pak fjalë, ai do të donte të rivendoste një sferë ndikimi rreth vendeve fqinje që dikur ishin pjesë e bllokut sovjetik. Dhe me pak fjalë, ai do të donte për t’u siguruar që të gjitha këto vende të jenë disi neutrale, “tha Blinken.

Vendet e Ballkanit Perëndimor shumica janë rreshtuar krah SHBA’së dhe BE’së, përveç Serbisë e cila as nuk ka vënë sanksione e as nuk ka dënuar sulmet. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz