back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajme“Komiteti i Nënave të Ushtarëve të Rusisë”: Po na i detyrojnë djemtë...

“Komiteti i Nënave të Ushtarëve të Rusisë”: Po na i detyrojnë djemtë të luftojnë në Ukrainë

Të ngjajshme

“Komiteti i Nënave të Ushtarëve të Rusisë” kanë paraqitur fakte shokuese, se si Rusia po i detyron rekrutët të nënshkruajnë kontrata për të shkuar në luftë në Ukrainë.

Kjo është duke u kundërshtuar nga ky komitet, duke e konsideruar se djemtë e nënave ruse po detyrohen të luftojnë pa dëshirën e tyre.

“Rekrutët filluan të transferohen në kufirin me Ukrainën me forcë. Ata po dërgohen atje pa dëshirën e tyre, kundër vullnetit të tyre”, tha Andrey Kurochkin, nënkryetar i Komitetit të Nënave të Ushtarëve të Rusisë, për Novaya Gazeta.

“Në reparte nuk ka kontraktorë të mjaftueshëm dhe komanda e reparteve po ushtron presion mbi rekrutët, duke i detyruar të lidhin kontrata të përkohshme”, konfirmoi Kurochkin.

Sipas tij, premtimet janë që se këto kontrata do të anulohen, por sipas tij, kjo do të jetë e vëshitrë të ndodh.

“Ditët e fundit janë marrë dhjetëra telefonata nga prindër. Nënat e luftëtarëve na thonë se rekrutëve në kufi u jepen armë dhe u thonë se tani janë ushtarë me kontratë. Atyre nuk u shpjegojnë asgjë, atëherë djemtë e nënave nuk kanë më kontakte me familjen, sepse të gjitha mjetet e komunikimit u hiqen. Tani po mbledhim urgjentisht të dhëna nga rekrutët, duke i transferuar këto informacione në zyrën e prokurorit ushtarak, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera”, tha Kurochkin.

Sipas tij Kurochkin, ushtarët e sapo rekrutuar janë dërguar në kufi për stërvitje, prej aty njoftojnë prindërit se statusi në letërnjoftim ushtarak iu ka ndryshuar nga rekrutë në ushtar me kontratë.

Sipas publikimit të Agjencisë, gazetarët gjetën prova se rekrutët u transferuan në rajonin e Belgorodit, më afër kufirit me Ukrainën, disa ditë para pushtimit. Gratë filluan të shfaqeshin në rrjetet sociale se djemtë e tyre, të cilët po kryejnë shërbimin ushtarak në ushtrinë ruse, u dërguan në kufirin me Ukrainën. Siç shkruan Agjencia, janë dërguar edhe ata që janë thirrur vetëm në dhjetor 2021.

Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse pretendon se nuk dërgon rekrutët në pikat e nxehta. Sipas ligjit, rekrutët mund të dërgohen në zonën e luftimit jo më herët se katër muaj pas fillimit të shërbimit ushtarak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz