BallinaLajmeAksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të vdekur

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të vdekur

Të ngjajshme

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”,...

Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh

Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish...

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Mbrëmë para mesnate ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku si pasojë dy persona kanë ndërruar jetë, raporton Indeksonline.

Kurse lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë dhe një person tjetër.

“Autostrada, Ibrahim Rugova (NN) 23.02.2022 – 22:40. Është raportuar se në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar ka ndodhë aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz