back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasQeveria Kurti, pensionet e veteranëve të UÇK së do të varen...

Qeveria Kurti, pensionet e veteranëve të UÇK së do të varen nga ngritja ekonomike

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk ka paraparë pension fiks për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pensioni që do të marrin ish-luftëtarët e UÇK-së do të varet nga disa faktorë të jashtëm, siç janë mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni.

Demokracia.com e ka siguruar draftin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benificionit në lartësi të pagës minimale, ku nuk sqarohet nëse pensionet e veteranëve do të rriten në rast se rritet edhe paga minimale në Kosovë.

Në bazë të këtij projektligji, pensioni i veteranëve të UÇK-së nuk do të jetë fiks, pasi që me ketë projektligj, Qeveria e ka lënë të hapur lëvizjen e benificionit në varësi të mundësive buxhetore, kostos së jetesës dhe inflacionit eventual.

Edhe pensioni i personave të verbër, paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve do të varet drejtpërdrejt nga këta faktorë.

Në draft-projektligjin që e ka siguruar Demokracia.com thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për financa, vendosë për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual.

Sipas këtij projektligji, kjo do të bëhet deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së.

Kryeministri Kurti dje ka paralajmëruar rritjen e pagës minimale në Kosovë. Në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, sipas Kurtit, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale.

“Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi. Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale. Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike. Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale. Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi.”, ka shkruar Kurti.

Janë rreth 40 mijë veteranë të luftës së UÇK-së në Kosovë, që paguhen rregullisht çdo muaj dhe varen kryesisht prej buxhetit të vendit.

Sektori privat, ndër vite, nuk ka arritur të ndjekë trendin e rritjes së pagave, siç ka ndodhur në sektorin publik.

Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz