back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDisa orë para seancës, BIK’u del me qëndrim për martesat e të...

Disa orë para seancës, BIK’u del me qëndrim për martesat e të njëjtës gjini

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Bashkësia Islame e Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e saj për martesat e të njëjtës gjini, disa orë para se të nis seanca ku do të shqyrtohet në parim projekt-Kodi Civil, raporton Express.

Ky institucion fetar ka shpërndarë në faqen zyrtare një intervistë të Myftiut Naim Tërnava, të dhënë në korrik të vitit të kaluar, ku flitet për këtë tëmë.
Në këtë intervistë, Tërnava kishte thënë se “nuk lejohen asesi martesat e të njejtës gjini”
“Nuk kam t’bëj me ligje, unë kam t’bëj me qëndrime në islam. Qëndrimi im është ky dhe nuk ndryshon, pavarësisht çka thotë ligji. Ligji tërë ditën le t’flet, fjala e Zotit është fjalë e Zotit, fjala e Pejgamberit është fjalë e Pejgamberit. Sipas parimeve islame nuk lejohet asesi, në asnjë mënyrë, asnjëherë të shtrembërohet natyrshmëria e të qenit njeri. Nuk lejohen asesi “martesat”, po i quajmë “martesa” të një gjinie”, thotë Tërnava në këtë intervistë.

Ndryshe, përmes Kodit të ri Civil, ka shpresë të hapet rruga që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinive që e përbëjnë çiftin.

Zyra e Presidentes, Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Kryeparlamentarit, deri në këto momente kur po publikohet teksti, nuk kanë kthyer përgjigje kur janë pyetur se cili është qëndrimi i tyre rreth hapjes së rrugës ligjore për martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

Drafti i Kodit të ri Civil i hartuar në disa vite, është finalizuar dhe Qeveria e ka aprovuar më 29 dhjetor të vitit që lamë pas. Në fakt, aprovimi i kodit në tërësi është shenja e vetme e ZKM-së, megjithëse nuk ka kthyer përgjigje për temën specifike.

Tash, drafti është në Kuvend. Gjatë hartimit të tij që ka nisur e ka vijuar në qeverisje të ndryshme, në mënyrë sporadike është komentuar kryesisht vetëm ajo se si do të parashihet në Kod të ri çështja e martesave. Më saktësisht, a do të lejojë, apo a do t’i hapë rrugë, martesave të së njëjtës gjini në Kosovë./Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz