Është duke u zhvilluar takimi mes dy kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.
Njoftimin për këto diskutimi e ka dhënë i dërguari i posaçëm të BE’së për dialog, Miroslav Lajcak.
Ai përmes një postimi në Tëitter, tha se kishte diskutime intensive me dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic.
Lajcak shtoi se janë diskutuar një sërë temash konkrete.
”Diskutime intensive me dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic, për një sërë temash konkrete po zhvillohen sot në Bruksel”, shkroi Lajcak.
Kujtojmë se këto bisedime do vendosin edhe për takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vucic.