back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKurti nuk u taku me asnjë lider të rëndësishëm, Olluri: E Petkovi...

Kurti nuk u taku me asnjë lider të rëndësishëm, Olluri: E Petkovi nuk e lëshojke telefonin prej dorës, e injoroj

Të ngjajshme

​Shqipëria mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup”

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm...

Nagavci: Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përkrahur

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit trevjeçar “Veprimi Kundër...

Gazetari Parim Olluri, ka reaguar rreth takimeve të zbehta që kanë zhvilluar në Mynih kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.


Olluri ka theksuar se liderët e tjerë të Ballkanit në Mynih kanë takuar politikanë të rëndësishëm botëror, si zv/presidenten e SHBA’së, Kamala Harris dhe Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, por jo edhe Kurti e Osmani.

Olluri ka komentuar një fotografi ku Kurti është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, i cili duket se e injoron Kurtin.

Ai tutje ka theksuar se liderët kosovar, prej figurave të rëndësishme botërore nuk kanë takuar asnjë.

Ndërsa nga politikanët amerikan, janë takuar vetëm me senatoren e IOWA’s.

“Keta tanet prej amerikaneve e paskan taku senatoren e IOWA’sNe anen tjeter, kryeministri yne u injorua edhe nga kryeministri i Bullgarise. Petkovi nuk e leshojka telefonin prej dores. Si ne te ikun ia paska zgjate doren ne korridor”, ka shkruar Olluri.

Postimi i plotë:

Lideret tjere te Ballkanit ne Mynih takuan Blinkenin, Harrisin, Macronin, Johnsonin etj.
Keta tanet prej amerikaneve e paskan taku senatoren e IOWA’s
Ne anen tjeter, kryeministri yne u injorua edhe nga kryeministri i Bullgarise.
Petkovi nuk e leshojka telefonin prej dores. Si ne te ikun ia paska zgjate doren ne korridor.
Ashiqare po shihet qe po i thote: Jaran, a po ma leshon qit dore ma shpejt se e kam nje takim?/gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz