back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme‘Liria ka emër’: Përdhoset flamuri në Skenderaj, Fadil Nura ka një porosi...

‘Liria ka emër’: Përdhoset flamuri në Skenderaj, Fadil Nura ka një porosi për autorët e këtij akti

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar lidhur me dëmtimin e kabllove metalike në këtë komunë, ku ishte vendosur edhe flamuri me fotografitë e ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Nura në një postim në Facebook, ka thënë se ky ishte një veprim i qëllimshëm dhe një akt shumë i ulët.

“Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët. Dikënd po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”, shkruan Nura.
Ndërkaq pas kësaj komuna e Skenderajt si duket e ka marrë përsipër që flamuri me këto dy figura të rëndësishme të UÇK-së të vihet në vendin e saj. E këtë e bëri të ditur vetë kryetari Nura ku ai në Facebook po ashtu shkroi.

“Shqipet iu rikthyen fluturimit!”, shkruan ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz