back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNgritet aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të shkollës fillore në Malishevë i cili ngacmoi...

Ngritet aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të shkollës fillore në Malishevë i cili ngacmoi seksualisht një nxënëse

Të ngjajshme

Nënës së Adrianos i vjedhin para përmes inteligjencës artificiale, “Perandori” u jep ultimatum hajnave

Ish-futbollisti brazilian Adriano, i njohur ndryshe si “Perandori”, e...

KQZ: 27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 nen paragrafin 3.10, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se më 16 dhjetor të vitit 2021, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri A.K., në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën e mitur E.K.

E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz