BallinaLajmePDK publikon emrat që fituan pozita në udhëheqjen e Prishtinës (FOTO)

PDK publikon emrat që fituan pozita në udhëheqjen e Prishtinës (FOTO)

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka prezantuar sot ekipin drejtues të kësaj partie në Komunën e Prishtinës. Përmes një konference për shtyp, Ismaili tregoi se PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun në pozitën e nënkryetares së Komunës së Prishtinës.
Ismaili ka prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së.
Drejtore për Arsim është emëruar Besianë Musmurati, Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu, ndërsa Drejtor i Bujqësisë është emëruar Plator Gërdovci. Gjatë ditëve në vijim Ismaili pritet të emërojë edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.

Komunikata e plotë:

Sot Uran Ismaili prezantoi ekipin drejtues të PDK-së në Komunën e Prishtinës. Përmes një konference për shtyp, Ismaili tregoi që PDK ka emëruar për herë të parë një grua të përgaditur profesioniste dhe me vullnet për angazhim në shoqëri si nënkryetare të Kryeqytetit. Ai gjithashtu prezantoi edhe ekipin e katër drejtorëve nga radhët e PDK-së për katër vitet e ardhshme.

Ismaili tha se të gjithë të emëruarit në këto pozita janë figura të dëshmuara, profesionistë dhe me integritet, të cilët me angazhimin e tyre do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës.

Në rolin e nënkryetares së parë grua të Prishtinës, PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun, një profesioniste të dëshmuar për shumë vjet në sferën e menaxhimit, teknologjisë, komunikimit strategjik dhe ngritjen e kapaciteteve.

Në 10 vitet e fundit, Sahatçiu ka udhëhequr kompaninë “Rrota”, një ndër kompanitë lidere në Kosovë për teknologji dhe komunikim digjital, në rolin e drejtoreshës ekzekutive dhe si bashkëpronare.

Sahatçiu ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës (2012), dhe menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University.

Për shumë vjet me radhë, Sahatçiu ka qenë promotore e digjitalizimit, rritjes së cilësisë në arsim dhe qasjes së të rinjëve në tregun e punës. Ajo është mentoruese e ekipeve të reja start-up dhe bizneseve në rritje. Si konsulente e çertifikuar në transformimin digjital ka ndihmuar edhe në fuqizimin e grave në fushën e teknologjisë.

Sahatçiu gjithashtu është zgjedhur dhe ka shërbyer vullnetarisht në misionin e disa organizatave.

-Kryetare e Bordit në STIKK (Shoqata e Informacionit dhe Teknologjisë në Kosovë) në dy mandate;

-Kryetare e Bordit në VentureUP (Qendra e Inovacionit në Universitetin e Prishtinës) në dy mandate;

-Anëtare e Bordit në Universitetin Amerikan në Kosovë (RIT Kosovo) në dy mandate:

-Anëtare e Bordit në Këshillin e Konsulentëve të Kosovës (BCC) në një mandat.

Gjatë kësaj konference, Ismaili ka prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së. Drejtore për Arsim është emëruar Besianë Musmurati, Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu, ndërsa Drejtor i Bujqësisë është emëruar Plator Gërdovci. Gjatë ditëve në vijim Ismaili pritet të emëroj edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz