back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeStuhia e madhe në veri të Gjermanisë, paralajmërohen përmbytje

Stuhia e madhe në veri të Gjermanisë, paralajmërohen përmbytje

Të ngjajshme

15 parti dorëzuan listat me kandidatë në KQZ deri në orën 21:30

Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora...

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Një stuhi i ka goditur zonat bregdetare në veri të Gjermanisë gjatë natës, duke ndërprerë kështu shërbimet e trenave dhe duke shkaktuar paralajmërime për përmbytje, thanë zyrtarët e Emergjencës, të dielën.

Tregu i famshëm i peshkut në Hamburg u përmbyt, pasi nivelet e ujit në lumin Elba që derdhet në Detin e Veriut u rritën për 5.2 metra mbi nivelet normale.

Shërbimi gjerman i motit kishte paralajmëruar për erëra më të forta që mund të arrijmë shpejtësinë gati 100 kilometra në orë.

Zjarrfikësit në Hamburg iu përgjigjën 450 thirrjeve të urgjencës në natën e shtunës.

Pati shumë pemë të rrëzuara që i kishin bllokuar edhe hekurudhat, rrugët janë pastruar dhe janë shpëtuar dy burra të cilët ishin të bllokuar në një maune, thanë shërbimet e Urgjencës në një deklaratë.

Disa njerëz pranë qytetit Wismar në lindje të Hamburgut përjetuan ndërprerje të energjisë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz