back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeKosovëLajçak dhe Escobar nesër në Kosovë, për ta ristartuar dialogun

Lajçak dhe Escobar nesër në Kosovë, për ta ristartuar dialogun

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Abdixhiku: 123 është numri i shpresës

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e...

Numri 130 i takon PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin...

Jehona Lushaku – Sadriu garon sërish për deputet

Jehona Lushaku Sadriu ka vendosur që të kandidoj sërish...

LDK futet në zgjedhje me numër 123

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoj më numrin...

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të hënën do të vijnë për një vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

“Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën. Atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar”, ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë.

Në Prishtinë, Lajçak dhe Escobar do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA-ja.

“Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë CCP Mutivode”, thuhet tutje në këtë njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz