back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVideoja më e re virale, Glauk Konjufca në vitin 2011 ishte pro...

Videoja më e re virale, Glauk Konjufca në vitin 2011 ishte pro shkëmbimit të territoreve

Të ngjajshme

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Debat për ruajtjen e kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të Zvicrës

Me një rishikim të rregullores së sinjalistikës dhe asaj...

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili tash mban pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në një debat në RTK në maj të vitit 2011 kishte folur edhe për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe bashkimit kombëtar.

Konjfuca kishte sqaruar pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje për këto dy çështje duke u shprehur pro bashkimit kombëtar dhe për shkëmbim të territoreve.

Sipas Konjufcës, shkuarja drejt një zgjidhje të tillë do të mundësonte hapjen me Luginën e Preshevës dhe do të rezultonte me rregullim të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë.

Ai thoshte se bashkimi kombëtar kalon nëpër sovranitetin e Kosovës. Ndërkohë potenconte se Zveçani dhe Zubin Potoku janë komuna të Sllobodan Millosheviqit dhe se një padrejtësi e tillë duhet të korrigjohet, meq siç potenconte Konjufca atë kohë, Kosova nuk mund të implementojë vendime të Sllobodan Millosheviqit.
“Sa i përket z.Avni Klinkau për shkëmbim territoresh. Duhet me e sqarua ndoshta edhe këtë pikë Lëvizja Vetëvendosje, sepse në mendojmë që shkuarja drejt asaj pune ku natyrisht hapet edhe Lugina e Preshevës dhe rregullohen të drejtat e shqiptarëve atje. Pra çështja e bashkimit kombëtar, i bjen nëpër sovranitetin e Kosovës, qanej është udha. Pa u bë Kosova sovrane nuk mund të ndodhë as kjo. Ne e shohim këtë si kurorëzim të sovranitetit të Kosovës. Pastaj, ne mendojmë që kjo puna e tri komunave të veriut është problematike. Pse? Se Zvecani është komunë e Millosheviqit. Zvecani dhe Zubin Potoku janë komuna të Millosheviqit të vitit 1991, kjo padrejtësi duhet të korrektohet, sepse ne nuk mund të implementojmë vendime të Sllobodan Millosheviqit”, kishte deklaruar Konjufca në RTK.

VIDEO nga minuta e 14:00

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz