BallinaLajmeGjermania arreston një shkencëtar rus për spiunim të Programit Evropian të Hapësirës

Gjermania arreston një shkencëtar rus për spiunim të Programit Evropian të Hapësirës

Të ngjajshme

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Rikthehet Valverde në stërvitje pas përleshjes me Tchouamenin

Federico Valverde është rikthyer në stërvitje me Real Madridin. Uruguajani,...

Valverde rikthehet më herët në stërvitje

Mesfushori i Real Madrid CF, Fede Valverde, është kthyer...

Prokurorët gjermanë thonë se kanë arrestuar një shkencëtar rus të akuzuar për spiunim për Moskën, nën dyshimin se ka përcjellë të dhëna të klasifikuara rreth programit raketor evropian, “Ariane” përderisa punonte në një universitet gjerman.

Prokurorët federalë thanë të enjten se i dyshuari, i identifikuar si Ilnur N., është hulumtues shkencor në një universitet të rajonit gjerman të Bavarisë dhe ka mbajtur takime të rregullta me një zyrtar të lartë të inteligjencës ruse në Gjermani. Autoritetet thanë se ai është arrestuar në qershor të vitit të kaluar.

Arrestimi i këtij shkencëtari është pjesë e një vargu rastesh të dyshimta për veprimtari ruse të spiunazhit në Gjermani, vend që cilësohet qendër e rëndësishme për operacionet ruse të inteligjencës, shkruan Free Europe.

Në dhjetor, një gjykatë në Berlin dënoi një burrë rus për vrasjen e një ish-militanti çeçen në Berlin me urdhër të Rusisë më 2019.

Gjykata vlerësoi se vrasja ishte akt hakmarrjeje ndaj viktimës 40-vjeçare, çeçen etnik me prejardhje gjeorgjiane, pasi ishte kundërshtar i Kremlinit. Vendimi i gjykatës gjermane nxiti dëbime të diplomatëve mes dy shteteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz