BallinaLajmeQeveria merr vendim, nuk ka më pensione nën 100 euro

Qeveria merr vendim, nuk ka më pensione nën 100 euro

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e shumës së skemave pensionale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se asnjë pension nuk do të jetë nën 100 euro.

“ Ne me të marrë mandatin në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike patëm marrë vendim që deri në fund të vitit 2021 asnjë pension të mos ishte nën 100 euro, dhe këtu përfshiheshin katër kategori: pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësisë së kufizuar 75 euro, pensioni familjar 90, dhe pensioni inavlidor i punës 90 euro. Pra, kemi aplikuar shtesa për këto kategori që të mos jenë nën 100 euro në kuadër të Pakos së Ringjalljes”, tha Murati.

Ministri tha se nga tani e tutje kjo rritje do të jetë e përhershme dhe se këto kategori nuk do të kenë më pension nën 100 euro.

Ky propozim mori miratimin e plotë nga anëtarët e Qeverisë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz