BallinaLajmeVrasja në Llaushë të Skenderajt, familjarët: Një javë para se të vritej,...

Vrasja në Llaushë të Skenderajt, familjarët: Një javë para se të vritej, gruaja e kishte raportuar rastin në polici – burrin ia kishin liruar

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., që u privua dje nga jeta në shtëpinë e burrit të saj në Llaushë të Skenderajt, sipas familjarëve kishte përjetuar dhunë të vazhdueshme nga S.Q., 51-vjeçar. Ekipi i Gazetës Express po qëndron në vendin e ngjarjes, aty ku një ditë me parë ndodhi vrasja dhe nga atje sjellë detaje të reja.

Sipas një familjari të dorasit, ( i cili kërkoi të jetë anonim), viktima e kishte raportuar dhunën në polici një javë para se të privohej nga jeta. I njëjti deklaroi se atë ditë viktima bashkë me njërin nga djemtë e saj dhe bashkëshortin kishin qëndruar në stacion policor pesë orë rresht, por më pas i dyshuari ishte liruar.
Për këtë të fundit banorët thanë se ka pasur probleme me shëndetin mendor, por që i njëjti kishte refuzuar ndihmën mjekësore.

Për pretendimet e familjarëve se edhe përkundër raportimit të dhunës në polici, burri ishte liruar, Express ka dërguar pyetje në polici dhe në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Aktualisht tre fëmijët e çiftit po qëndrojnë në shtëpinë e axhës së tyre, ndërsa aty u panë edhe banorë të fshatit duke shkuar për ngushëllime.

Viktima u përshkrua nga banorët e fshatit si grua e “bekuar dhe e urtë”, teksa u shprehën se edhe familja e saj ishin në dijeni për dhunën që ia shkaktonte burri, por që sipas tyre, ajo qëndronte në shtëpinë e të dyshuarit për shkak të fëmijëve.

Express ka vizituar edhe familjen e gruas së ndjerë në Burojë të Skenderajt ku është hapur e pamja dhe të njëjtën gjë se viktima e ka raportuar dhunën në polici, e pohuan edhe familjarët e saj.

Kujtojmë që policia ka arrestuar të dyshuarin, burrin e viktimës, 51-vjeçar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Ushtruesit i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Agron Mehmeti, në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka treguar dje se viktima ka pasur tre plagë të rënda, dy në gjoksë dhe një në dorë.

Ai ka deklaruar se viktima ka qenë me shenja jete deri sa është dërguar në spitalin e Mitrovicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz