back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenas100 euro dënim për personat që ndezin fishekzjarrë gjatë festave në Drenas

100 euro dënim për personat që ndezin fishekzjarrë gjatë festave në Drenas

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se Lladrovci ka nxjerr urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht në sheshe, rrugë e hapësira tjera.

Përmes kësaj urdhërese, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësirat publike dhe zona të banuara.

“Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta). Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, thuhet në komunikatë.

Ndalimi i përdorimit të tyre në hapësirat publike bëhet për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktoj përdorimi i tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz