back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeQeveria miraton Projektligjin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...

Qeveria miraton Projektligjin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kryeministri Kurti tha se krijimi i Byrosë do të jetë në funksion të shtetit të së drejtës, ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se nëse Byroja Shtetëore vlerëson se një zyrtar publik nuk e justifikon pasurinë atëherë i kërkon Gjykatës konfiskimin e saj, raporton Gazeta Express.

“Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është njëri nga zotimet tona kryesore. Ministria e Drejtësisë në kuadër të objektivave të saj është e përkushtuar në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, në këtë aspekt është e hartimi dhe aprovimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga vlerësimi përmes koncept-dokumentit ka rezultuar që është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe Byroja Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme Nëse kjo Byro Shtetërore vlerëson që nëse një zyrtar publik ka pasuri që s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë”, ka thënë Haxhiu

Kryeministri Kurti tha se krijimi i Byrosë është në funksion të shtetit të së drejtës

“Krijimi i Byrosë ka për qëllim luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, zbatimi i tij në të ardhmen do të jetë në funksion të shtetit të së drejtës nga i cili buron edhe mirëqenia e qytetarëve”, tha Kurti.

Ministrja Haxhiu poashtu tha se Byroja i përgjigje Kuvendit të Kosovës.

“Byroja është organ i pavarur shtetëror dhe për punën e saj i përgjigjet Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz