BallinaLajmeHajnat bëjnë “kërdi” në shtëpinë e këngëtares së njohur kosovare, vjedhin mijëra...

Hajnat bëjnë “kërdi” në shtëpinë e këngëtares së njohur kosovare, vjedhin mijëra euro e stoli ari

Të ngjajshme

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin...

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve...

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, banesat e shtëpitë e këngëtarëve kosovarë, të cilët jo rrallëherë i publikojnë ato në rrjete sociale. Një rast i vjedhjes së rëndë u krye edhe në shtëpinë e këngëtares, Adelina Berisha.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit,

Hajnat arritën të hyjnë në shtëpinë e këngëtares Adelina dhe të vjedhin para e stoli ari. Rastin e vjedhjes e denoncoi artistja në Polici, ku edhe kanë dhënë deklaratën e saj për këtë rast.

Të njëjtat burime nga Prokuroria kanë njoftuar se nga shtëpia e saj u vodhën rreth 10 mijë euro, si dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet.

Pas deklaratës së dhënë para hetuesve, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që ky rast të iniciohet si “vjedhje e rëndë” dhe të nisin hetimet për kapjen e të dyshuarve.

Kujtojmë se më parë, saktësisht në vitin 2016, këngëtares Adelina Berishës i është djegur vetura, ku një person kishte thyer xhamin e veturës me gurë dhe kishte hedhur benzinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz