back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajme“Njeri i urtë e punëtor..”, postimi prekës i fqinjit të pronarit që...

“Njeri i urtë e punëtor..”, postimi prekës i fqinjit të pronarit që u vra në lokalin e tij në Mitrovicë

Të ngjajshme

Prishtina sonte në mesin e vendeve me ajrin me të pastër në botë

Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në...

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit...

Një tentim grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur e i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak kohë më pas.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, ka deklaruar mbrëmë Mustafa-Hakaj.

Kjo ngjarje ka prekur shumë mitrovicas. Pas vdekjes së Aliut, një fqinj i tij ka shkruar disa fjalë prekëse.

“Ke qenë shembulli më i mirë sa edhe për një fëmijë je ngritë në këmbë, sa shumë kemi diskutu edhe për çështje sociale, për rininë, për qytetin, për brengat e qytetarëve sepse ti ishe në kontakt me qytetarët e Mitrovicës në çdo kohë, kishe përjetime të ndryshme, përvoja të ndryshme dhe si çdo herë ishe për ndihma të ndryshme dhe sipas nevojës dhe arsyes kishe ndihmuar shumë qytetarë me aq kapacitet që ju e posedoni.

Bacin Ali të gjithë lagjia që të kemi njoftë ishte njeri i urtë, modest dhe human, ka qenë shembulli më i mirë për gjithë lagjen e qytetin e Mitrovicës. Sot Mitrovica ka humb një njeri të sinqertë, punëtor dhe human!”, ka shkruar ky qytetar i Mitrovicës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz