back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeVdes personi që ishte cak i hajnave në Mitrovicë

Vdes personi që ishte cak i hajnave në Mitrovicë

Të ngjajshme

Pas Osmanit, edhe nga LVV-ja konfirmojnë se do të dërgojnë komente në Kushtetuese

Licencimi i Aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (Tregtimit) të...

Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma”...

Haradinaj: Siguria sot është shndërruar në sfidë globale, Kosova duhe ta rris buxhetin për ushtri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Aksidenti në Vragoli, katër persona të lënduar po trajtohen në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në Vragoli. Në...

Një tentim grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur e i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak kohë më pas.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, ka deklaruar mbrëmë Mustafa-Hakaj.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona, nën kërcënimin e armës kanë tentuar ta grabisin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tij, e i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur.

Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë, njoftoi policia. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz