BallinaLajmeTragjedia në Gjermani: Kjo është gjendja e kosovares që mbeti e plagosur

Tragjedia në Gjermani: Kjo është gjendja e kosovares që mbeti e plagosur

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gazetari Besian Leka ka zhvilluar një lidhje direkte nga Hamburgu i Gjermanisë, aty ku një natë më parë babai kosovar me prejardhje nga komuna e Gjakovës, dyshohet se vrau dy djemt e tij të mitur, plagosi gruan dhe më pas vrau veten.

Siç raporton gazetari i express tashmë në shtëpinë e viktimave nuk ndodhet askush, ndërsa fqinjët kanë vendosur lule dhe qirinjë për nder të tyre.

“Në shtëpi për momentin nuk gjendet askush, policia e ka mbyllur shtëpinë si zonë të krimit dhe prokurorët po e kryejnë punën e tyre aty”, tha ai.

Besian Leka raporton se gjendja e gruas së plagosur është jostabile dhe e njëjta ndodhet në koma në spital.

“Prapa meje ndodhet shtëpia ku ndodhi ngjarja makabër, banorët u zgjuan me një lajm të trishtë, ku të vdekur mbetën tre persona nga përdorimi i armës së zjarrit dhe një person i plagosur. Babai me emrin Flamur ka qëlluar për vdekje dy fëmijët e tij 11 dhe 13 vjeçar dhe ka plagosur gruan e tij, e cila gjendet në spital në koma. Gjendja e saj është mjaftë serioze dhe jostabile. Shtëpia i ka të vendosura dekorimet e festave të fundvitit, fqinjët kanë vendosur pranë qirinjë dhe lule në nder të personave që vdiqën”, tha Leka në T7.

Sipas informacioneve të para familja kishte pasur konflikte edhe në të kaluarën, konkretisht në vitin 2020.

“Sipas prokurorit gjerman, deri më tani nuk dihen motivet dhe sesi ka ndodhur rasti. Por sipas raportimeve, thuhet se kjo familje ka pasur probleme edhe në të kaluarën. Në vitin 2020 gruaja është ankuar në polici për probleme me bashkëshortin e saj”, u shpreh ai tutje.

Thuhet se rastin në polici e kanë lajmëruar fqinjët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz