BallinaLajmeMilazim Krasniqi: Tito është ende ‘anëtar nderi’ i Akademisë së Shkencave dhe...

Milazim Krasniqi: Tito është ende ‘anëtar nderi’ i Akademisë së Shkencave dhe ‘honoris causa’ në Universitetin e Prishtinës

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Profesori universitar Milazim Krasniqi është shprehur se krimet e komunizmit duhet të ndëshkohen dhe më tutje ka treguar se Josip Broz Tito është ende anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe dr honoris causa i Universitetit të Prishtinës.

“Bota ka një dëm të tmerrshëm moral se nuk janë dënuar krimet e komunizmit dhe besoj se shoqëria jonë, Shqipëria por edhe tek ne, do të duhej të hapej debat parlamentar dhe gjithashtu proces gjyqësor për trajtimin e krimeve të komunizmit. Gjithashtu duhet të hapen dosjet e spiunëve sepse shumë njerëz kanë qenë viktima të spiunazhit dhe kjo duhet të bëhet që shoqëria të rehabilitohet.”, tha Krasniqi.

Ai më tutje është shprehur se duhet të hapen dokumentet dhe të rehabilitohet shoqëria duke dënuar krimet e komunizmit.
“Sepse deri sot kemi një situatë absurde, kemi me mijëra familje që kanë qenë viktima të komunizmit, që edhe sot i vuajnë ato. Por, kriminelët, por edhe pjestarët e familjeve të tyre, në shumë aspekte hala janë në pozita dominante në shoqëri. Ky është problem që nuk është vetëm historik, është fjala për njerëzit, për pasojat, që ne i vuajmë.”, tha Krasniqi.

Në fund i pyetur nga gazetari, ai në emisionin Voyage të RTK-së tha se Tito është anëtar nderi i ASHK-së dhe dr honoris causa i Universitetit të Prishtinës.

“Tito është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, dhe doktor honoris causa i Universitetit të Prishtinës. Për mendimin tim duhej t’i mirren të dy titujt, minimum derisa të sqarohet, duhet të jetë i suspenduar nderimi që iu është bërë”, tha Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz