back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeBien ndjeshëm çmimet e kriptovalutave, zhvlerësohen më shumë se 10 për qind

Bien ndjeshëm çmimet e kriptovalutave, zhvlerësohen më shumë se 10 për qind

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

Çmimet e Bitcoin ranë ndjeshëm në orët e hershme të mëngjesit së sotëm (e shtune), duke u zhvlerësuar më shumë se 10 për qind gjersa vlerat kapën shifrat afërsisht të 43 mijë dollarëve.

Kriptomonedha më e shquar në botë më pas i balancoi humbjet duke u rritur në 47,133 dollarë. Megjithatë, Bitcoin ka rënë më shumë se 16 për qind në 24 orët e fundit, sipas Coindesk.

Çmimi i Ethereumit gjithashtu ka pësuar rënie me më shumë se 10 për qind në rreth 3,500 dollarë. Ai u kthye disi më pas, duke u tregtuar afërsisht 3,870 dollarë.

Ethereumi, monedha dixhitale e dytë më e madhe në botë për nga vlera e tregut, ka humbur më shumë se 14 për qind gjatë 24 orëve të fundit, sipas coinmarket.

Të dyja kriptovalutat kanë përjetuar tregti të trazuar që kur u shfaq varianti Omicron të COVID-19, duke ndjekur tregjet globale të aksioneve të cilat kanë qenë gjithashtu të paqëndrueshme. Më 26 nëntor, Bitcoin arriti nivelin më të ulët të shtatë javëve afërsish 54 mijë dollarë.

Bitcoin tani është në rënie rreth 30 për qind nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave afërsisht 69 mijë dollarë, të cilën vlerë e arriti në fillim të muajit nëntor. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz