BallinaLajmePresidenti slloven-Osmanit: Rugova do shfrytëzonte rrethanat për zhvillimin e Kosovës

Presidenti slloven-Osmanit: Rugova do shfrytëzonte rrethanat për zhvillimin e Kosovës

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Presidenti i Sllovenisë, Barot Pahor, është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, derisa ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku edhe u deklaruan më pas në një konferencë për media rreth temave që diskutuan, shkruan Gazeta Metro.

Pahor, insistoj që të bëhet një zgjidhje e problemeve me Serbinë, derisa përmendi edhe ish presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se ai do shfrytëzonte rrethanat për zhvillimin e Kosovës.
“Po e shoh portretin e presidentit Rugova. E pyes veten se a do t’i shihte ai këto rrethana si shansë për zhvillimin e Kosovës. Sa kam pasur mundësi ta njoh këtë burrë shteti, jam i bindur se ai do t’i shihte si shumë mundësi për zgjedhjen e problemeve”, ka thënë ai.
E kjo nxiti replikë nga presidentja Osmani, e cila tha se Rugova u ka thënë “jo” nismave për ndarje në vija etnike.

”Ne po vazhdojmë rrugën e tij, z. president, dhe ju siguroj që pikërisht ato parime mbi të cilat ai si arkitekt i lirisë dhe pavarësisë sonë e ndërtoi këtë shtet, do të punojmë me ju, do të punojmë me gjithë rajonin që paqja në këtë pjesë të botës të bëhet më në fund realitet afatgjatë.”

Pahor, përvec me Osmanin takim do zhvillojë edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz