BallinaLajmeÇfarë moti na pret nga sot?

Çfarë moti na pret nga sot?

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët në mëngjes dhe paradite dhe me reshje shiu. Pasdite reshjet pritet të pushojnë dhe priten edhe intervale kohore me diell, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të izoluara vetëm në disa zona.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu. Vende-vende priten rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë. Reshje të fuqishme nesër priten edhe në Mal të Zi, ndërsa reshje të intensitetit mesatar priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Gjatë ditëve të ardhshme priten edhe erëra lokalisht të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi herë pas here.

Për fundjavë na pret mot mjaft i ndryshueshëm, por jo i ftohtë. Në Shqipëri me reshje të shpeshta shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera priten herë pas here riga shiu dhe intervale kohore pa reshje fare. Reshje shumë intensive priten në disa vise të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ndërsa reshje të shpeshta priten edhe në shumë pjesë të Dukagjinit. Në viset tjera reshjet do të jenë më të rralla.

Të hënën pritet depërtimi i ftohtit të ftohtë nga veriu i cili do të kushtëzojë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshjet e shiut do të shëndrrohen në reshje bore fillimisht në viset kodrinore-malore. Me uljen e mëtutjeshme të temperaturave reshje bore priten edhe në shumë ultësira të Republikës së Kosovës dhe disa ultësira në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.

Të martën na pret ditë e vërtetë dimërore, por reshjet eventuale të borës pritet të pushojnë. Do të jetë mjaft ftohtë./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz