BallinaShqiptarePamje: Këto janë dëmet që shkaktuan tërmetet e sotme në Shqipëri

Pamje: Këto janë dëmet që shkaktuan tërmetet e sotme në Shqipëri

Të ngjajshme

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Arrestohet 24 vjeçari që goditi për vdekje një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur...

Arrestohet 24 vjeçari që goditi për vdekje një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur...

Kjo ishte çmenduri – Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj...

Një tërmet i fortë ka lëkundur mëngjesin e së premtes, fshatin Topojan të Bulqizës aty ku edhe ishte epiqendra e tërmetit magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Banorët dolën nga shtëpitë të frikësuar, ndërsa vërejtën të çara në mure e kolona.

Të paktën 16 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa zyrtarët kanë dalë në terren për verifikimin e situatës pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Shtabit të Emergjencave, të thirrur nga Prefekti.

“Kam dal nga shtëpia. Kam shumë dëm. Është dëmtuar kolona e shtëpisë dhe një pjesë e murit. Nëse shembet kjo kolonë, bie komplet shtëpia në tokë. Kërkoj ndihmë nga shteti. Isha në këmbë, kur ra tërmeti, nxora nënën dhe gruan jashtë. Shyqyr Zotit nuk pata fëmijët brenda, ishin në shkollë. Deri tani nuk ka ardhur askush të verifikojë dëmet”, tha një banor.

Deri ne mesditë u regjistruan 6 lëkundje të tjera nga Instituti i Gjeoshkencave, te gjitha me epiqendër 12 kilometra nga Bulqiza.

Sizmiologu Edmond Dushi, tha për RTV ORA, se tërmetet te tilla shkaktojnë dëme.

“Situata në verilindje është aktive në aspektin sizmik, kemi një aktivitet që ka filluar që dje rreth orës 17:00 dhe ka vijuar deri në mëngjesin e sotëm, me tërmetin e orës 08:10 sipas orës lokale. Deri tani kanë rënë rreth 9 tërmete.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz