back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeAhmeti i LDK-së e mposht kandidatin e LVV-së në Lipjan edhe me...

Ahmeti i LDK-së e mposht kandidatin e LVV-së në Lipjan edhe me vota të diaporës

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti e ka fituar pa balotazh edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Përveç që ka marrë mbi 50% të votave të rregullta, për Ahmetin kanë shkuar edhe shumica e votave të diasporës në këtë komunë. Ai ka marrë 95 vota, 26 më shumë sesa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, raporton Gazeta Express.

Kësisoj, Rrustemi edhe për nga votat e diasporës radhitet pas Ahmetit, duke marrë 69 prej tyre.

Hyzer Rizani nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, ka marrë 7 vota nga diaspora.

Nga rezultatet e përditësuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga votat e rregullta në Lipjan, Ahmeti ka marrë 56,45% të tyre, krahas 22,96% sa i ka marrë Rrustemi i LVV-së.

I treti radhitet Hyzer Rizani i PDK-së me 19,24%.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz