back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKjo parti kërkon që Skenderaj të shkojë në rivotim

Kjo parti kërkon që Skenderaj të shkojë në rivotim

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend

Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se...

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka kërkuar që të shkohet në rivotim në këtë komunë.

Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook.

“Skënderaj duhet të shkojë në rivotim! Atij burrit të kënaqur me lloçin i jepet edhe një mundësi për t’u kënaqur kur kryhet procesi. S’ka rëndësi kush fiton, ai gjithsesi do të jetë i kënaqur. Atij djalit që bërtiste “baba” ka mundësi me e kuptu që ditën kur të përballet me mëkatin thirret emri i nënës.  Serbët e Banjës do të kenë mundësi që ta votojnë në mënyrë masive PDK-në për kryetar.  Gratë që thoshte kandidati i PDK-së nuk i bën drejtore sepse gratë nuk bën të dalin në orën 10 të natës, kanë mundësi të dalin derë më derë edhe pas mesnatës sepse ai ligj që i ndalon gratë të dalin nuk vlen në kohë fushate. E mbi të gjitha milionat e vjedhura do të shpërndahen sadopak në duart e varfra”, ka shkruar Mehani në Facebook, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ndryshe, dega e LVV-së në Skenderaj nuk ka pasur një kandidat për zgjedhjet e 17 tetorit, pasi të njëjtit kanë përkrahur publikisht kandidatin e pavarur Bekim Jashari. /Reporteri.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz