back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportDrenica humb derbin e javës ndaj Gjilanit

Drenica humb derbin e javës ndaj Gjilanit

Të ngjajshme

Djali i Maldinit me klub të ri, i bashkohet gjigantit italian

Djali i Paolo Maldinit, Daniel është bërë me skuadër...

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Gjilani ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.

“Skifterat” janë treguar të fortë për liderët e deritashëm të kampionatit, Drenicën, duke i mposhtur në takimin e zhvilluar në Gjilan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat nuk është se rrezikuan shumë.

Megjithatë, portat mbeten të paprekura në 45 minutat e parë, shkaku edhe i rasteve të pakta.

Në pjesën e dytë u zhvillua krejtësisht ndeshje tjetër, më e hapur me më shumë raste dhe tri gola të shënuar.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me një gol të bukur të Gerhard Prognit (65’), i cili shënoi nga distanca për 1-0.

Progni ishte vendimtar edhe tek goli i dytë, pasi në minutën e 76-të u tregua i saktë nga penalltia për epërsinë 2-0.

Drenica arriti të kthehet në lojë në minutën e 83-të duke shënuar me anë të Baton Zabergjes për 2-1, por ky doli të ishte goli i vetëm i tyre dhe Gjilani në fund iu gëzua fitoren.

Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 17 pikë, po aq sa ka Drenica e dytë.

Në ndeshjen e ardhshme, ‘Skifterat’ e presin Feronikelin, ndërsa drenicasit janë nikoqir të Dukagjinit. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz