back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKurti për sulmin në Trepçë: S’ka individ as grup më të fuqishëm...

Kurti për sulmin në Trepçë: S’ka individ as grup më të fuqishëm se shteti, për dy vjet do t’i investojmë 70 milionë euro

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dënuar sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të Administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Po ashtu ai ka paralajmëruar se brenda dy viteve të ardhshme do të ndahen mbi 70 milionë euro për investime kapitale në Trepçë.

“Në vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, një sulm i dhunshëm për udhëheqjen, për me këtë rast e dënojmë ashpër sulmin e drejtuar kundër Trepçës. Zotohem si kryeministër se s’do të ketë as individë e as grup më të fuqishëm se shteti. Ata të cilët si individ dhe grupe synojnë të janë më të fuqishëm se shteti, ata bien ndesh me ligjin. Andaj, ushtrues i detyrës së kryesuesit është Enis Abdurrahmani, ai e ka mbështetjen time të plotë bashkë me kryesuesin e Bordit. Ne i ftojmë që të mos bien pre e një Këshilli Grevist, i cili kërkon të tërhiqen deklaratat e dhëna në Polici të Kosovës”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Ai pas takimit me drejtuesit e kësaj ndërmarrje, njofton se brenda muajit shtator ka pasur shtim të prodhimit dhe rritje të performacës.

“Në dy vitet në vijim, ne do t’i ndajmë mbi 70 milionë euro për investime kapitale. Me projektin tonë për Fondin Sovran, e kemi vendosur në qendër të zhvillimit ekonomik Trepçën. Kemi nevojë për shtim dhe rifreskim të punëtorëve”, është shprehur ai.

Sipas tij, gjatë periudhës së pandemisë Trepça është ndihmuar me 7 milionë euro.

“Mund të them me faktin që në muajin shtator ka pasur shumë prodhim në Trepçë, kemi nxjerrje të 16 mijë tonë xehe vetëm në Stan Tërg dhe mbi 4 mijë tonë të Kishnicës.

Është lajm i mirë për Trepçën se çmimet e metaleve në bursë janë ngritur. Jemi të lumtur kur ishim në qeverisje, e kemi dëshmuar se jemi të interesuar për këtë ndërmarrje. Në kushtet e pandemisë COVID-19, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për Trepçën, 2.6 milionë për rimëkëmbjen dhe 2.5 milionë për paga dhe pjesa tjetër për investime kapitale”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz