back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeLajmi i fundit: Qytetarët në veri sulmojnë Policinë e Kosovës

Lajmi i fundit: Qytetarët në veri sulmojnë Policinë e Kosovës

Të ngjajshme

Sekretet mbretërore: Çfarë tha Princi Philip pas dasmës së Meghan dhe Harry

Princi Philip u ndje jashtëzakonisht i lehtësuar pasi dasma e...

Autoritetet dhe firmat zvicerane bien dakord të ulin sheqerin në drithëra, kos dhe pije

Drithërat, kosi dhe pijet në Zvicër do të përmbajnë...

Lot e emocione, Donnarumma përshendetet me tifozët dhe futbollistët e PSG-së

Lojtarët e PSG-së i japin lamtumirën Donnarummas në “Parkun...

Behrami për gjyqtarët e prokurorës e Speciales: U kthyen në instrumente të politikës

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se sanksionimi...

Qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës, raporton Gazeta Express

Pas ndërmarrjes së aksionit qindra serbë lokalë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës të cilët edhe kanë sulmuar policinë e Kosovës me grushte duke kundërshtuar aksionin.

Nga videoja e publikuar nga media lokale radiokontaktplus shihen se si policët sulmohen nga qytetarët.

Qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz