BallinaLajmeLëndët ushqimore me çmimet më të larta të 10 viteve

Lëndët ushqimore me çmimet më të larta të 10 viteve

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Çmimet e ushqimeve arritën nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit në muajin Shtator.

Konstatimi vjen nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë FAO me qendër në Romë, sipas së cilës mungesa e puntorëve, të cilët u përballën me kufizimin e lirisë së lëvizjes gjatë pandemisë është një ndër shkaqet kryesore të kësaj rritjeje.

Kjo sipas raporteve të kësaj organizate detyroi prodhuesit të ulin prodhimin, teksa kërkesa po pëson rritje çdo muaj, teksa ekonomitë botërore po rigjallërohet pas bllokadës së pandemisë së koronavirusit.

Çmimet e ushqimeve pësuan rritje vjetore me 32.8% në muajin Shtator. Drithërat pësuan një rritje me 2% në çmim, brenda një muaji nga Gushti në Shtator. Mes tyre, rritjen më të lartë e pati mielli me një rritje mujore deri në 4%.
Çmimi i vajërave vegjetalë pësoi rritje mujore me 1.7% në Shtator dhe 60% rritje në një vit.

Vaji i palmës është një ndër përbërësit kryesorë të ushqimeve të përpunuara. Pritet që çmimi i këtij produkti të vazhdojë trendin rritës për të kapërcyer rekorde gjatë këtij muaji.

Rritje ka pësuar edhe çmimi i sheqerit me 0.5% gjatë periudhës Gusht – Shtator.

Megjithatë, kjo organizatë parashikon që për periudhën 2021/2022, situata të stabilizohet dhe çmimet të rikthehen në kuota të qëndrueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz