back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaBotëS’e dënuan, por policët i shkuan në shtëpi të moshuarit për t’ia...

S’e dënuan, por policët i shkuan në shtëpi të moshuarit për t’ia montuar televizorin

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kur një polic në Michigan të ShBA-së ndali një vozitës të moshuar për tejkalim të shpejtësisë së lejueshme, me gjasë nuk mendoi se më vonë do të ndodhej në shtëpinë e tij për t’ia montuar televizorin.

Policia lokale publikoi një video të incizuar më 30 shtator në rrugën “Mount Road”, ku polici shihet duke komunikuar me vozitësin.

Në video, polici Kevin Coates kontakton me vozitësin, të cilin policia e identifikoi vetëm me emrin David, duke treguar se ai është 79 vjeç. Polici e pyet vozitësin se çfarë është duke ndodhur, shkruan Fox News.
“Gjithçka po shkon keq”, dëgjohet duke thënë i moshuari, i cili vërehet se është i shqetësuar. Duke u munduar t’i mbajë lotët, ai i thotë policit se gruan e ka keq me shëndet dhe se djali i tyre i moshës madhore është i sëmurë mendërisht.

Ai gjithashtu i tha policit se është i zemëruar, sepse ka blerë një televizor të ri për gruan e vet për ta gëzuar, por po ka problem në montimin dhe programimin e pajisjes.

Polici e la vozitësin që të largohej vetëm duke i dhënë një paralajmërim dhe i tha se më vonë do të shkonte në shtëpinë e tij për t’i ndihmuar rreth programimit dhe montimit të televizorit.

Rreth një orë më vonë, Coates dhe dy policë tjerë shkuan në shtëpinë e vozitësit të moshuar dhe e mësuan se si ta përdorte televizorin.

I moshuari u tha policëve se nuk është i mirë në përdorimin e pajisjeve teknike dhe nëse nuk do të ishin ata, kurrë nuk do të dinte ta rregullonte televizorin vetë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz