BallinaLajmeNura i PDK-së shpalos platformën për Skenderajn: Vota juaj për mua është...

Nura i PDK-së shpalos platformën për Skenderajn: Vota juaj për mua është votë për vlerat e UÇK-së

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Skenderajt, Fadil Nura, përmes një video-adresimi ka prezantuar planprogramin e tij për drejtimin e kësaj komune në katër vjetet e ardhshme.

Duke iu drejtuar virtualisht qytetarëve të Skenderajt, Nura tha se me 17 tetor fuqia e votës qytetare do t’ia sjellë fitoren PDK-së në Skenderaj, njofton Klan Kosova.

“Komuna jonë ofron mundësi të shumta, qyteti ynë bujar e me zemër të madhe, ka mundësinë të shndërrohet në një qytet bashkëkohor dhe qender e zhvillimit regjional, tërheqës dhe që plotëson kërkesat për jetë më të mirë, duke garantuar zhvillim të hovshëm ekonomik dhe barazi për secilin që është i lidhur me këtë vend. Të fokusuar në bazë të kërkesave, programi ynë qeverisës prek tri aspekte kryesore të jetës, zhvillimi ekonomik, shërbimet publike, si dhe kultura, rinia e sporti”, tha ai.

Duke thënë se PDK derivon nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Fadil Nura u zotua se si kryetar i Skenderajt do të nderojë gjithmonë dsakrificën e dëshmorëve.

“Duke çmuar lart besimin e vazhdueshëm që e keni dëshmuar e po e dëshmoni dita-ditës ndaj PDK-së dhe themeluesve të saj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, ju siguroj me përgjegjësi në fjalën e dhënë se me përkushtim do të vazhdoj punën në respektim të vullnetit tuaj në çdo kohë, në çdo vend e çdo rrethanë”, tha Nura.

Ai tha se planprogrami i tij bazohen në zhvillimet aktuale dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, që në fokus ka ngritjen e mirëqenies së qytetarit.

“Prioritet kryesor në kuadër te Zhvillimit Ekonomik do të jetë krijimi i lehtësirave për investime nga sektori privat dhe nga investitorë te huaj. Ne kuadër te lehtësirave do te ketë veprime konkrete si heqja e burokracisë, lirimi nga taksat komunale, prona në shfrytëzim falas për investitorët në fushën e prodhimit, sigurimi i infrastrukturës së nevojshme përcjellëse, hapja e një zyre e veçantë për investime të huaja dhe nga diaspora, përpilimi i një programi të veçantë për themelimin e bizneseve të reja për të rinjtë dhe krijimi i hapësirave për bizneset.”, tha Nura.

Nura në platformën e tij ka paraparë dhënien e subvencioneve për bujqit dhe fermerët, ngritjen e cilësisë së arsimit duke i digjitalizuar shkollat, reformimin e sistemit shëndetësor, modernizimin e shërbimeve publike, promovimin e pikave turistike dhe trashëgimisë kulturore, përkrahjen e të rinjve dhe avancimin e sportit.

“Qytetarë të Skenderajt, Skenderaj na bashkon të gjithëve. Numri 177, na shkëput nga inercioni, zvarritjet, ngecja dhe harxhimi i pa bazë. Numri 177 dhe të gjithë numrat e listës së anëtarëve tanë të Kuvendit Komunal, janë vetëm një ekip i vogël, në ekipin e madh të 17 tetorit që përbëhet nga ju”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz