back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLajçak: Bislimi më tha se nuk ka arkiva të UÇK-së

Lajçak: Bislimi më tha se nuk ka arkiva të UÇK-së

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka folur para gazetarëve në ditën e fundit të vizitës në Kosovë lidhur me takimet që ka pasur me zyrtarët shtetërore. Lajçak tha se në takimin e fundit mes Bislimit dhe Petkoviqt që ka ngjallur interesim rreth temës së arkivave, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por arkiva shtetërore të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Nuk ka pasur diskutime speficike për arkivat, ka pasur rikonfirmim se nuk do të ketë pengesa nga palët për të pasur kyçje në arkiva kjo është çfarë është thënë edhe para një viti. Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkivë shtetërore të Kosovës”, tha Lajçak.

Ai refuzoi të komentojë deklaratën e kryeministrit Kurti për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

“Nuk do të komentoj në deklarata të askujt sepse jemi këtu të normalizojmë marrëdhëniet dhe nuk bëj asnjë koment publik për këtë”, tha ai.

Diplomati sllovak tha po ashtu se është e rrezikshme të flitet se kur do të ketë një marrëveshje përfundimtare mes palëve.

“Ne diskutuam për datat e mundshme të takimit të ardhshëm me zyrtarët shtetërorë të Kosovës për të cilat do t’i diskutoj edhe në Beograd. Është e rrezikshme të flitet për një afat kohor të arritjes së marrëveshjes, çfarë është e rëndësishme është se dy palët janë shprehur të gatshme për dialog”, u shpreh ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz